24/11/2023• Akte Ligjore, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 83/2023, “Për një ndryshim në ligjin nr. 10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe miratimin e shtesës së katërt të kontratës së koncesionit”.
Dekret nr. 339
Tiranë, më 24.11.2023
BAJRAM BEGAJ