Zëvendëskryeministri Braçe dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës

Zëvendëskryeministri Braçe dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës

Në prani të Nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit, u zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe ministrave Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini, Elva Margariti, Bledar Çuçi, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali.

Zëvendëskryeministri dhe ministrat u betuan para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve përkatëse të emërimit dhe formulës solemne së betimit.

Presidenti Meta, pasi u dorëzoi dekretet e emërimeve, u uroi suksese në detyrat e reja dhe të rëndësishme të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

]]>