Thirrje e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për qytetarët shqiptarë

Thirrje e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për qytetarët shqiptarë

Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!

Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshmë që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.