Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9733

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Ministrit të Kulturës, Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Ahmet Burak Ihsan Göktepe
2. Sami Shaban (Šaban) Ulaj
3. Donato Bruno Oliverio
4. Ramë Sali Lahaj
5. Esmeranda Tomo Gjinaj

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 09.09.2016
Nr. i dekretit: 9733

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI