Lista elektronike


 

 
 
 

NJOFTIM

Presidenti Topi priti sot zotin Majkėll Granof, Drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjes.

 

29 korrik 2010

Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot nė Presidencė dhe zhvilloi njė takim tė ngrohtė e miqėsor me zotin Majkėll Granof, Drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjes.

Presidenti Topi, pasi vlerėsoi marrėdhėniet e shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndihmesėn e pakursyer dhe mbėshtetjen e gjithanshme dhėnė Shqipėrisė pėr forcimin e demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe pavarėsisė sė institucioneve si dhe zhvillimit tė ekonomisė, vuri nė dukje kontributin e shquar dhe arritjet e Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjeve nė kėto drejtime.

Kryetari i Shtetit, pasi bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė situatės politike dhe ekonomike nė vend, nėnvizoi bindjen se institucionet shqiptare do tė vazhdojnė tė punojė me vendosmėri pėr tė rritur zhvillimin ekonomik dhe pėr tė pėrmbushur aspiratat integruese tė qytetarėve tė Shqipėrisė.

Nga ana e tij, Drejtuesi Bordit tė Fondit Shqiptaro-Amerikan tė Sipėrmarrjes, zoti Majkėll Granof nėnvizoi miqėsinė tradicionale e historike mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Shqipėrisė, tashmė edhe si aleatė nė NATO dhe e njohu Presidentin Topi me ecurinė e projekteve dhe planeve tė ardhshme tė Fondit pėr zhvillimin e mėtejshėm tė ekonomisė dhe sipėrmarrėsve shqiptarė, tė financimit tė projekteve tė rėndėsishme nė arsim dhe nė pėrgatitjen cilėsore e profesionale tė tė rinjve, bazuar nė pėrvojėn amerikane.


 
 
 
 

Presidenti Topi pret Ambasadoren e Britanisė sė Bashkuar, Fiona Mekiluam.

10/9/2010


Presidenti Topi dekoron Prof. Dr. Kith Floksbart me Urdhrin “Naim Frashėri” i Artė.

10/9/2010


Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri palestinez, Isam Masala me rastin e dorėzimit tė Letrave Kredenciale.

10/9/2010


Presidenti Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi urojnė Festėn e Fiter Bajramit nė Selinė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane.

9/9/2010