Lista elektronike


 

 
 
 

NJOFTIM

Konferencė pėr shtyp e Kėshilltarit Juridik tė Presidentit Topi, zotit Peēi lidhur me emėrimin e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese.

 

28 korrik 2010

Kėshilltari Juridik i Presidentit tė Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi, zotit Spiro Peēi dha sot pasdite njė konferencė pėr shtyp lidhur me mandatin dhe emėrimin e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, nė tė cilėn u shpreh:


“Pėrshėndetje tė gjithėve!
Duke u nisur nga njė debat i orėve tė fundit nė media lidhur me mosdekretimin e Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, tė cilit i ka mbaruar mandati, prej Presidentit tė Republikės dhe me qėllim pėr tė sqaruar opinionin publik, dua tė deklaroj para jush se ēdo koment i bėrė se Presidenti i Republikės ėshtė nė shkelje tė Kushtetutės nuk i pėrgjigjet realitetit ligjor dhe situatės sė krijuar. Ēdo deklaratė e bėrė nė kėtė drejtim ėshtė e frymėzuar politikisht me qėllim qė tė spostohet vėmendja nga problemet mjaft tė rėndėsishme qė ka sot politika shqiptare.


Siē dihet, nė Nenin 125 tė Kushtetutės ėshtė pėrcaktuar se Presidenti i Republikės emėron kryetarin e Gjykatės Kushtetuese prej radhėve tė anėtarėve tė kėsaj Gjykate pėr njė afat tre-vjeēar. Nga ky nen buron njė detyrim i dyfishtė i Presidentit tė Republikės. Sė pari me mbarimin e afatit tre-vjeēar dhe sė dyti, kjo zgjedhje do tė bėhet nga radhėt e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese. Siē dihet, nga nėntė anėtarė qė duhet tė ketė Gjykata Kushtetuese, sot katėr prej tyre janė me mandat tė mbaruar. Nuk do tė ishte logjike, madje nuk do tė ishte ligjore, qė Presidenti i Republikės tė kufizonte tė drejtėn e pėrzgjedhjes nga radhėt e nėntė anėtarėve qė duhet tė ketė Gjykata Kushtetuese. Pra ėshtė njė detyrim qė jo vetėm buron nga njė logjikė e pėrgjithshme, por ėshtė njė detyrim qė buron pikėrisht nga Neni 125 i Kushtetutės.

Gjithsesi askush nuk mund tė pengojė Presidentin e Republikės qė tė pėrzgjedhė edhe nga njė numėr i kufizuar anėtarėsh, sepse realisht njėri do tė zgjidhet kryetar i Gjykatės, por pėrpjekjet nuk kanė tė bėjnė vetėm me vullnetin e Presidentit, por kanė tė bėjnė me vullnetin e atyre qė Presidenti mendon se mund tė jenė kandidatė pėr t’u emėruar si kryetarė tė Gjykatės Kushtetuese.

Dua t’ju bėj me dije se Presidenti i Republikės qė nė fillim tė muajit qershor, kur ka mbaruar mandati i Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, ka thirrur Kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, zotin Vladimir Kristo dhe i ka propozuar qė ta rikandidonte si kryetar tė kėsaj Gjykate, propozim, i cili ėshtė refuzuar prej tij. Jo vetėm kaq, por nė vazhdim tė njė procesi pėr emėrimin e kryetarit tė Gjykatės, Presidenti i Republikės ka thirrur edhe dy anėtarė tė tjerė tė kėsaj Gjykate, por ka qenė e pamundur qė numri qė mendonte Presidenti i Republikės pėr tė zgjedhur kryetarin, tė arrihej. Nė kėto kushte, ėshtė mėse e logjikshme, mėse e drejtė, siē e thashė edhe nė fillim, ligjore, qė Presidenti i Republikės duhet tė emėrojė kryetarin e Gjykatės Kushtetuese nga radhėt e anėtarėve tė kompletuar tė kėsaj Gjykate.

Ju bėj me dije se ky proces do tė pėrfundojė qė nė ditėt e para tė shtatorit me fillimin e sesionit tė ri tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Presidenti i Republikės, nė funksion tė detyrimit kushtetues qė ka, ka ndjekur, jo vetėm pėr kryetarin, por pėr tė gjitha vendet vakante qė ka Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartė, njė procedurė transparente, njė procedurė publike, e cila ka sjellė risi nė zgjedhjet e kėtyre anėtarėve pėr vende mjaft tė rėndėsishme.

Siē jeni nė dijeni, pranė Presidentit tė Republikės ėshtė ngritur njė grup ekspertėsh me funksione konsultative, tė cilėt kanė pėrcaktuar kriteret pėrtej kritereve ligjore qė pėrcakton Kushtetuta si dhe ligji organik, qoftė i Gjykatės sė Lartė, qoftė i Gjykatės Kushtetuese.

Ditėt e fundit nė media ėshtė bėrė njė zhurmė se Gjykata Kushtetuese ėshtė e bllokuar, se Gjykata Kushtetuese nuk mund tė kryejė funksionet e saj, gjė qė nuk i pėrgjigjet realitetit. Duhet t’ju them se qenia apo jo e kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, me mandat apo pa mandat nuk pengon veprimtarinė gjyqėsore tė kėsaj Gjykate. Kryetari i Gjykatės ėshtė i barabartė si gjithė anėtarėt e tjerė tė Gjykatės nė procesin gjyqėsor dhe nė vendimmarrjen e kėsaj Gjykate. Jo vetėm kaq, por edhe kėrkesat pėr t’u shqyrtuar nga kjo Gjykatė pas mbarimit tė mandatit tė zotit Kristo, tė cilat janė rreth nėntė kėrkesa, janė ndarė normalisht si nė ēdo rast tjetėr pėr t’u parapėrgatitur qė tė fillojnė proceset brenda afateve ligjore dhe pas pushimeve, tė cilat pėrfundojnė aty rreth datės gjashtė shtator.

Meqenėse flasim pėr emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese dhe tė Gjykatės sė Lartė, Presidenti i Republikės nė vazhdimėsi jo vetėm qė i ėshtė pėrmbajtur pėrzgjedhjes sė kandidaturave nė bazė tė kritereve ligjore dhe atyre tė pėrcaktuara nga grupi i ekspertėve, por ka bėrė pėrpjekje qė pjesė e kėtij procesi tė bėhet edhe politika shqiptare, pa cėnuar tė drejtėn e tij pėr tė pėrzgjedhur dhe pėr tė dekretuar. Me mbarimin e mandateve, Presidenti i Republikės ka dalė me njė propozim konkret pėr tė dyja forcat kryesore politike, pėr tė dy grupet parlamentare, atė tė Partisė Demokratike dhe atė tė Partisė Socialiste me qėllim qė tė pėrshpejtojė dhe tė mos krijohet ai ngėrē qė efektivisht po ndodh edhe pėr mėnyrėn e shqyrtimit sot nė Parlamentin shqiptar. Ėshtė bėrė njė propozim konkret, i cili ėshtė nė analogji me zgjedhjen e anėtarėve tė Kolegjit Zgjedhor dhe mė konkretisht, Presidenti i Republikės, pasi pėrzgjodhi nga mė shumė se tetėdhjetė kėrkesa, dhjetė kandidatura pėr Gjykatėn Kushtetuese, u propozoi tė dyja forcave politike, qoftė Partisė Demokratike, qoftė grupit parlamentar tė Partisė Socialiste qė tė hiqnin nga kjo listė nga dy kandidatė dhe do tė mbeteshin vetėm gjashtė kandidatė, pėr tė cilėt palėt do tė binin dakord. Ky proces synonte jo vetėm pjesėmarrjen e politikės nė pėrshpejtimin e kėtij procesi mjaft tė rėndėsishėm, por ėshtė edhe njė tregues mjaft i qartė qė Presidenti i Republikės ka pėrzgjedhur vetėm mbi bazėn e kritereve dhe jo mbi bazėn e preferencave personale, sepse pėrndryshe nuk do tė kishte asnjė garanci qė nga kjo listė nuk do tė hiqeshin, le tė themi, tė preferuarit e tij individualė.

Pra siē e shihni, kemi tė bėjmė me njė proces jo vetėm ligjor, jo vetėm transparent dhe publik, por qė jo gjithmonė ka gjetur mirėkuptimin edhe tė faktorėve tė tjerė, tė cilėt nė fund tė fundit japin pėlqimin pėr miratimin e dekreteve tė Presidentit tė Republikės.

Pyetje:Zoti Halimi, pėrfaqėsuesi i Partisė Demokratike tha qė “ne jemi tė gatshėm qė tė mbledhim seancėn e jashtėzakonshme pėr tė zgjedhur Kryetarin e Gjykatės Kushtetuese. Institucioni i Presidentit do tė presė shtatorin apo do tė cilėsohet gjithė numri i anėtarėve prej nga do tė zgjidhet kryetari apo mund tė ketė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr kėtė ēėshtje?

Zoti Peēi: Siē e theksova, ky proces do tė mbetet pėr ditėt e para tė shtatorit pėr dy arsye. Sė pari, sepse atėhere fillon sesioni i ri i Kuvendit tė Shqipėrisė dhe sė dyti, krijohet mundėsia nė kushtet, tė cilat jua shpjegova pak mė lart, tė pėrzgjedhjes sė njė kryetari brenda kritereve qė duhet tė pėrmbushė njė funksion i tillė mjaft i rėndėsishėm. Nuk ėshtė pengesa nėse ishte Kuvendi i mbledhur apo nuk ishtė Kuvendi i mbledhur, dhe ēdo propozim pėr tė mbledhur Kuvendin nė mėnyrė tė jashtėzakonshme – jo vetėm qė janė tė pėrcaktuara rastet kur mund tė mblidhet Kuvendi, – nuk ka qenė pengesė kjo. Pengesė ka qenė, pėrveē shkaqeve qė thashė mė lart, edhe burokracia, zgjatja, mėnyra e procedimit nga vetė Kuvendi i Shqipėrisė nė miratimin tė paktėn e atyre kandidaturave qė janė paraqitur nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė.

Pyetje:Zoti Peēi, ju thatė qė gjithsesi keni pasur traktativa pėr tė zgjedhur kryetarin nga anėtarėt aktualė tė Gjykatės Kushtetuese, por nuk ia keni arritur. Dhe pastaj thatė qė do tė ishte e logjikshme nė kėto kushte qė tė pritej pėrfundimi i njė pėrzgjedhjeje tė tė gjithė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, pra plotėsimit tė kėsaj Gjykate nė fillim tė muajit shtator. Po nė rast se kjo nuk do tė jetė e mundur, nė rast se do tė kemi njė refuzim tė kandidaturave tė Presidenti, si do tė veprohet?

Zoti Peēi: Unė nuk mund tė pėrgjigjem nėse do tė ketė njė miratim apo rrėzim tė kandidaturave qė do tė paraqiten. Unė ju garantoj vetėm pėr njė gjė: qė me fillimin e sesionit pranė Parlamentit shqiptar do tė jenė dekretet pėrkatėse pėr tė plotėsuar jo vetėm vendet vakante nė Gjykatėn Kushtetuese, por edhe kryetarin e kėsaj Gjykate. Ėshtė e drejta e Parlamentit tė japė pėlqimin apo jo. Ai ėshtė problem pėr tė cilin ne nuk mund tė japim ndonjė pėrgjigje.


 
 
 
 

Presidenti Topi pret Ambasadoren e Britanisė sė Bashkuar, Fiona Mekiluam.

10/9/2010


Presidenti Topi dekoron Prof. Dr. Kith Floksbart me Urdhrin “Naim Frashėri” i Artė.

10/9/2010


Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri palestinez, Isam Masala me rastin e dorėzimit tė Letrave Kredenciale.

10/9/2010


Presidenti Topi dhe Zonja e Parė, Teuta Topi urojnė Festėn e Fiter Bajramit nė Selinė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane.

9/9/2010