|
Presidenti Topi pret Ambasadorin gjerman, Bernd Borhard.
28 korrik 2010
Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite takimin e lamtumirės me Ambasadorin e Republikės Federale tė Gjermanisė, Bernd Borhard me rastin e pėrfundimit tė mandatit tė tij nė vendin tonė.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi i cilėsoi si shumė tė mira marrėdhėniet dypalėshe dhe miqėsinė tradicionale dhe bashkėpunimin e shkėlqyer nė shumė fusha, e falenderoi Ambasadorin Borhard pėr punėn dhe aktivitetin e tij diplomatik disavjeēar nė shėrbim tė rritjes dhe thellimit tė mėtejshėm tė kėtyre marrėdhėnieve si dhe pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Republikės Federale tė Gjermanisė nė rrugėtimin integrues tė vendit tonė nė NATO dhe mė vonė nė Bashkimin Evropian.
Ambasadori gjerman, Bernd Borhard shprehu mirėnjohjen ndaj Presidentit Topi dhe gjithė institucioneve tė shtetit shqiptar pėr mbėshtetjen e pakursyer dhe bashkėpunimin e frytshėm, qė ia bėnė mė tė lehtė pėrmbushjen e misionit tė tij diplomatik nė tė mirėn reciproke tė dy popujve dhe vendeve tona.
|