Shemsi PRENÇI – Këshilltar

Shemsi Prençi

Zoti Shemsi Selim Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019. Z. Prençi më parë ka mbajturdetyrën , Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile të Shqipërisë nga Nëntori i vitit 2013 deri në muajin Qershor të vitit 2018.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012, Z. Prençi, ka mbajtur detyrën, Drejtor i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë në Policinë e Shtetit.

Z. Prençi nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka mbajtur detyrën, Drejtor i Policisë Vendore në qarqet Korçë, Elbasan, Berat, Fier.

Z. Prençi nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në rrethet Tropojë, Kukës dhe Elbasan , si dhe Inspektor në Ministrinë e Brendshme për Trajnimet. Po kështu ai ka mbajtur funksione të ndryshme në Policinë e Shtetit që prej viteve 1988 deri në vitin 1993 në rrethin e Shkodrës.

Z. Prençi nga viti 1984 – 1988 ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë. Nga viti 1997- 2003 ka kryer studimet ne Fakultetin Juridik dhe studimet Mastër Profesional, pa shkëputje nga puna.

Gjatë viteve 2007-2008 ka perfunduar kursin 18 mujor për Menaxhimit Strategjik të Policisë se Shtetit organizuar nga PAMECA duke marrë titullin Master. Gjithashtu ai ka kryer një sërë trajnimesh në fushat e Rendit dhe të Mbrojtjes Civile në shtetet e BE dhe SHBA.

Shemsi Prençi ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit Dibër me 21 Shkurt 1964 dhe aktualisht banon në Tiranë. Eshtë i martuar dhe ka tre djem.