Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Drejtor i Kabinetit

Hemion Braho

IMG 5390

Drejtor i Kabinetit

Hemion Braho

Hemion Braho është diplomuar në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në vitin 2009. Në të njëjtin institucion, ai përfundoi doktoraturën në Histori dhe Teori të së Drejtës Evropiane në vitin 2013 dhe punoi si Asistent Profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Tor Vergata”, në Romë. Z. Braho tashmë ka një përvojë të gjatë në nivelin e mësimdhënies universitare. Në shtator të vitit 2013 filloi punën si pedagog me kohë të plotë në Fakultetin Juridik të Universitetit Europian të Tiranës dhe ka qenë Drejtues i Departamentit Juridik në vitet 2016-2018. Në vitin 2016 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës.

 

Nga shtatori 2018 deri në gusht 2022, iu bashkua Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, si Këshilltar i Lartë i Politikave për Sundimin e Ligjit, duke pasur kryesisht një rol këshillues për çështjet e sundimit të ligjit, si dhe menaxhimin e projekteve dhe hartimin e raporteve në këtë fushë. Gjatë asaj periudhe, ai ofroi ekspertizën e tij sa i përket Reformës në Drejtësi në Shqipëri, Antikorrupsionit, Krimit të Organizuar, si dhe disa çështjeve mbi Lirinë e Medias dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në kurse të ndryshme trajnimi në fushën e të Drejtave të Njeriut, lidhjeve ndërmjet Shtetit dhe Fesë, Bioetikës, Teorisë të së Drejtës Civile, të organizuara në shumë institute akademike apo politike, si Universiteti Urbaniana (Qyteti i Vatikanit), “Accademia Nazionale dei Lincei” (Romë), “Senato della Repubblica” (Romë), “Centre européen d’enseignement et de recherche en éthique” (CEERE), (Strasburg-Francë), Ministria e Punëve të Jashtme Holandeze, (Hagë-Holandë), etj.