Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:

Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.

Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.