Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me zotin Basha është fiksuar të zhvillohet nesër, në orën 09:00.

Duke qenë në dijeni që zoti Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00, duke pritur sërish që Kryeministri të gjejë kohë.