Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja, ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore.

Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.