REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. ILIR META

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. ILIR META

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z. Isa Sakja dhe i kërkoi t’ju përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe të agjencive ligjzbatuese për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend, dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.