PUNONJËSIT E AMK-SË (BASHKIA TIRANË) I BASHKOHEN NISMËS SË PRESIDENTIT META PËR DHURIMIN E GJAKUT

PUNONJËSIT E AMK-SË (BASHKIA TIRANË) I BASHKOHEN NISMËS SË PRESIDENTIT META PËR DHURIMIN E GJAKUT

Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin Gjakut”, duke u sensibilizuar me institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë verës dhuruan gjak për të sëmurët talasemikë dhe personat e tjerë në nevojë. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë punonjësit e AMK-së, që iu bashkuan thirrjes së Presidentit Meta për dhurimin e gjakut dhe shtoi se kontributi i tyre dhe i gjithë kolegëve të tjerë të bashkisë ka bërë të mundur që, edhe gjatë verës kur ndjehet më shumë problematika e mungesës së gjakut, të mos ketë më një problem të tillë.