Presidenti i Republikës niset për vizitë zyrtare në Francë

Presidenti i Republikës niset për vizitë zyrtare në Francë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, niset sot për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.