Presidenti Nishani dekreton transferimin e zoti Alfred Agolli, prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

Presidenti Nishani dekreton transferimin e zoti Alfred Agolli, prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

D E K R E T

PËR
   TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 24, pika 1 dhe 43 pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

Dekretoj

Neni 1

Zoti Alfred Agolli, aktualisht prokuror në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Sarandë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8204
Tiranë, më 28.05.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                      BUJAR NISHANI