Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gentjan Osmani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gentjan Osmani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan

D E K R E T

PËR
   TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gentjan Osmani, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
 

Neni 2

 
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8339
Tiranë, më  9 Tetor 2013
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI