Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gentian Trenova në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gentian Trenova në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

D E K R E T

PËR
   TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gentian Trenova, aktualisht prokuror në Prokurorinë Për Krimet e Rënda Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 Nr. Dekretit  8337
 Tiranë, më  9 Tetor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS


                                      BUJAR NISHANI