Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Dorian Tafili në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Dorian Tafili në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier

D E K R E T

PËR

TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 24, pika 1, të ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Dorian Tafili, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9837
Tiranë, më 08.11.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI