Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurores Deniona Katro në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurores Deniona Katro në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

D E K R E T

PËR

TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 24, pika 1, të ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Deniona Katro, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, transferohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9831
Tiranë, më 08.11.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI