Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 95/2012

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 95/2012

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 95/2012 “Për ratifikimin e kontratës për dhënien në përdorim, në formën e huapërdorjes, me çmimin 1 euro, të një pjese të truallit të Ndërmarrjes së Qymyrgurit Valias, Kamëz, me sipërfaqe të përgjithshme 87 587 m², lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “The American International School System – Albania” (AISS)”.

Nr. Dekretit 7796
Tiranë, më 18.10.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI