Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 91/2016

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 91/2016

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 91/2016 “Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës-Kanalizime, Pogradec, si agjenci e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III””.

Nr. Dekretit 9753
Tiranë, më 03.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI