Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 75/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 75/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 75/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian për punësimin dhe inovacionin social (EaSi)”.

Nr. Dekretit 9192
Tiranë, më 27.07.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                BUJAR NISHANI