4 Korrik 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 67/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 67/2016 “Për Ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.
Nr. Dekretit 9678
Tiranë, më 04.07.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI