Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 64/2016

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 64/2016

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 64/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 (dyzet e dy milionë) eurosh”.

Nr. Dekretit 9643
Tiranë, më 14.06.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI