Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 63/2017

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 63/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 63/2017 “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 7, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr. 174/2013”.

Nr. Dekretit 10270
Tiranë, më 04.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI