Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 62/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 62/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 62/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal”.

Nr. Dekretit 8624
Tiranë, më 09.07.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                           
BUJAR NISHANI