Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 61/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 61/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 61/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin”.

Nr. Dekretit 8623
Tiranë, më 09.07.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                           
BUJAR NISHANI