Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 56/2016

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 56/2016

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 56/2016 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 33/2014, “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)””.

Nr. Dekretit 9636
Tiranë, më 14.06.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI