Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 392017

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 392017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 10144
Tiranë, më 19.04.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI