Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 33/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 33/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 33/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri”.

Nr. Dekretit 9066
Tiranë, më 28.04.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                BUJAR NISHANI