Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 3/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 3/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 3/2015, “Për një ndryshim në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008”.

Nr. Dekretit 8977
Tiranë, më 18.02.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                BUJAR NISHANI