Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 19/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 19/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 19/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”.

Nr. Dekretit 8520
Tiranë, më 13.03.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI