Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 12/2016

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 12/2016

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 12/2016 “Për ratifikimin e ndryshimeve në marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake I – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Lezhë, Gjirokastër, Sarandë dhe Fier”, dhe në marrëveshjen e huasë A ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë””

Nr. Dekretit 9439
Tiranë, më 18.02.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI