Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 105/2013

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 105/2013

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 105/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 083, datë 23.2.2009 “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 8096
Tiranë, më 12.04.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI