Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 33/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 33/2014

D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
DHE
DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, bazuar në kërkesën e Kuvendit,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 33/2014 “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 33/2014 “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 8535
Tiranë, më 08.04.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI