Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 153/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 153/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 153/2014 “Për faljen e kamatëvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”.

  Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 153/2014 “Për faljen e kamatëvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”.

  Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 8797
Tiranë, më 20.11.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI