Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 9/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 9/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 9/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”.
Nr. Dekretit 8502
Tiranë, më 24.02.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI