Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 8/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 8/2014


D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 8/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse”.

Nr. Dekretit 8501
Tiranë, më 24.02.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI