Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e zotit Vangjel Tavo nga detyra e ministrit të Shëndetësisë

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e zotit Vangjel Tavo nga detyra e ministrit të Shëndetësisë

D E K R E T
PËR
   SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë, shkarkohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 Nr. Dekretit  8085  
Tiranë, më 3  Prill 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                     BUJAR NISHANI