Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

D E K R E T
PËR
           SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Edmond Haxhinasto, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, shkarkohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8083  
Tiranë, më 3  Prill 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                          BUJAR NISHANI