Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Financave, z. Arben Ahmetaj

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Financave, z. Arben Ahmetaj

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10361
Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI