Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka

D E K R E T

PËR

SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Olta Xhaçka, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10359
Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI