Presidenti Nishani dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

D E K R E T
PËR
PROPOZIMIN E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 161, pika2, të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gent Sejko i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8835     
Tiranë,  më 4 Dhjetor 2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI