Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 9883 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin"

Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 9883 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin"

D E K R E T

PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 9883, DT. 05.12.2016 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN”

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, ndryshohet si më poshtë :
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017”

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10351
Tiranë më 21.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI