Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”

Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”

D E K R E T

PËR

NJË NDRYSHIM
NË DEKRETIN NR. 8288, DATË 7 GUSHT 2013
“PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Ndryshimin e nenit 1 të dekretit nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, si më poshtë:
“Legjislatura e VIII e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00.”

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit   8289
Tiranë, më 7 gusht 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI