Presidenti Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

D E K R E T

PËR

MBLEDHJEN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Legjislatura e XIX e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit   8288
Tiranë, më 7 gusht 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI