Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Tatjana Gjonaj, ambasadore në Republikën Federative të Brazilit

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Tatjana Gjonaj, ambasadore në Republikën Federative të Brazilit

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Tatjana Gjonaj, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 9185
Tiranë, më 23.07.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI