Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Mimoza Halimi, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Mimoza Halimi, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Mimoza Halimi, ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezidente, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8618
Tiranë, më 03.07.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI