Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Sokol Gjoka, ambasador në Federatën Ruse, rezident, në Republikën e Bjellorusisë, Republikën e Kazakistanit dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Sokol Gjoka, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë, Republikën e Kazakistanit dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident, lirohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8619
Tiranë, më 03.07.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI